RTSH Sport Live

Shqipëri-Poloni, ja çmimi i biletave!

  • 10/07/2023
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëri-Poloni, ja çmimi i biletave!
FSHF ka publikuar së fundmi çmimin e biletave për sfidën e 10 shtatorit në “Air Albania”

FSHF ka bërë të ditur çmimin e biletave që do të jenë në dispozicion të tifozëve për sfidën e 10 shtatorit, atë me Poloninë që do të luhet në “Air Albania” duke nisur nga ora 20:45, e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024. Një bileta për një vend në tribunat pas porte do të kushtojë 2000 lekë(të reja), për të vazhduar më pas me ato këndore që do të shkojnë 2500 lekë(të reja). Tribuna E(sektorët 102, 108, 203 dhe 209) një biletë do të kushtojë 4000 lekë(të reja). Ndërkohë, në sektorët 103, 104, 105, 106, 107, 204, 205, 206, 207 e 208 po të Tribunës E, çmimi do të jetë 6000 lekë(të reja).

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "FSHF 1930 EURO2024 PZPN SHQIPERI POLONI 10 SHTATOR ORA 20:45 "AIR ALBANIA" STADIUM ÇMIMET E BILETAVE: SEKTORI ÇMIMI "Tribuna 104, 105, 106,t 205, 206, 207" 6,000 lekë "Tribuna E 103, 107, 204, 208" 6,000 lekë "TribunaE 102, 203, 209" 4,000 lekë Tribunat Kendore 201, 202, 210,211 2,500 lekë Tribunat Kendore N 106, 206, 207 2,500 lekë Tribunat Kendore S 101, 201, 202 PERFITONI BLERJEN BILETES SUAJ ebileta.al 2,500 lekë Tribunat N 101 105 201 205 2,000 lekë Tribunat pas porte 102 104 203 205 2,000 lekë"

Kuqezinjtë, që bëjnë pjesë në grupin E dhe ndodhen në vendin e dytë me 6 pikë, pas Çekisë me 7, do të rikthehen në fushën e lojës më 7 shtator në Pragë, në “Fortuna Arena” pikërisht përballë Çekisë, ndërsa pas tri ditësh do të presin Poloninë në “Air Albania”.  Kujtojmë që ndeshja e parë ishte pikërisht përballë polakëve në PGE Narodowy(Varshavë), të cilën kuqezinjtë e humbën me rezultatin 1-0, gol i Swiderski 41’.