Mbyllet sfida në “Air Albania”, Shqipëria mund Poloninë me rezultatin 2-0 dhe rrëmben kryesimin e Grupit E në kuotën e 10 pikëve. Golat u shënuan nga Asani 37’ dhe Daku 62’.
94’ – Sulm i rrezikshëm i kuqezinjve, me Dakun që nxjerr në pozicion goditja Seferin, por finalizimi është i gabuar.
90’ – Katër minuta shtesë, kuqezinjtë janë të kujdesshëm ndaj një Polonie që po sulmon me dëshpërim, por pa arritur të gjejë finalizimin e duhur
85’ – Sulm i gjatë i polakëve, të cilët rrezikojnë seriozisht portën e Strakoshës me një goditje këndi, por rezultati mbetet i pandryshuar.
80’ – Është momenti i aktivizimit të Klaus Gjasulës, Nedim Bajrami largohet nga fusha e lojës.
74’ – Polakët me një qarkullim të dendur të topit në mesfushë, kërkojnë mundësinë për të goditur, por mbrojtja kuqezi është e kujdesshme.
70’ - Largohet autori i golit të parë, Jasir Asani, në vendin e tij Arbnor Muja. Në fushë edhe Keidi Bare, në vend të Kristjan Asllanit.
68’ - Bajrami kërkon të befasojë, por Szczęsny kësaj radhe tregohet i saktë me ndërhyrjen e tij.
62’ – Gooooool 2-0, Mirlind Daku, i cili u aktivizua një minutë më parë në vend të Cikalleshit është shfaqur në zonën polake dhe në kontaktin e parë me topin e dërgon atë në rrjetë.
61’ – Koha për zëvendësime. Daku dhe Seferi, në vend të Cikalleshit dhe Uzunit.
60’ –Krychowiak ndëshkohet me karton të verdhë për lojë të rrezikshme në dëm të Ramadanit.
54’ – Polakët shfaqen rrezikshëm në zonën kuqezi, por Ismajli e më pas Asani largojnë rrezikun. Më pas është Krychowiak që godet fuqishëm, por mbi traversë.
49’ – Goditje këndi për Shqipërinë, e fituar nga Uzuni. Është ekzekutuar nga i përhershmi Bajrami, por pa sjellë rrezikshmëri në zonën polake.
46’ – Polakët e nisin me presion fraksionin e dytë të sfidës, por kuqezinjtë tregohen të kujdesshëm duke mos lejuar asnjë hapësirë.
Ka nisur pjesa e dytë në “Air Albania”.
Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 1-0 për kuqezinjtë, gol i Asanit në minutën e 37-të.
45’+8 – Bereszyński bën një ndërhyrje të gabuar në dëm të Uzunit, goditje dënimi për kuqezinjtë, karton i verdhë për polakun. Por nuk ka munguar dhe një protestë e Asllanit për atë ndërhyrje, që për gjyqtarin ë sfidës është karton i verdhë për mesfushorin kuqezi.
45’+6 – Është Asllani që ka një tjetër mundësi për të goditur, por finalizimi lë shumë për të dëshiruar
45’+1 – Cikalleshi ndëshkohet me karton të verdhë për shkak të një faulli në dëm të Kędziora (Poloni).
45’ – Pjesa e parë drejt fundit, gjyqtarët e ndeshjes kanë akorduar 8 minuta shtesë
37’ – Goooooool Jasir Asani. E majtë e çmendur nga e djathta e sulmit dhe “Air Albania” ka shpërthyer, Shqipëria kalon në avantazh, 1-0.
36’ – Është momenti i Kristjan Asllanit, që pas një aksioni nga e djathta e sulmit i jepet mundësia për të goditur në një pozicion të favorshëm, por topi ka përfunduar mbi traversë.
30’ – Moment i mirë për polakët, që janë hedhur në sulm, ndërkohë që kuqezinjtë të vendosur mirë në mbrojtje i besojnë kundërsulmit...
21’ – Shënon Polonia. Pas një rrëmuje në zonën kuqezi, polakët kanë arritur të kalojnë në avantazh me anë të numrit 14 Kiëior. Ndërhyrja e VAR ka sjellë anullimin e golit, gjithçka nis përsëri me rezultatin 0-0.
19’ – Bajrami shpërthen nga e majta e sulmit, duke dërguar më pas një top në zonë, por që nuk është ndjekur nga kuqezinjtë e tjerë, duke humbur kështu një mundësi të mirë shënimi.
15’ – Goditje këndi për polakët, por pa rrezik për kuqezinjtë të cilët kanë larguar topin me anë të Ramadanit
7’ – Polakët japin sinjalin e parë të rrezikshëm në këtë sfidë, Zielinski lirohet nga e majta e sulmit për të goditur tokasi, por Strakosha është në vendin e duhur.
2’ - Një ndërprerje e shkurtër e lojës për shkak të flakadanëve që përfunduan në fushë, konsultime të gjyqtarit të sfidës me kapitenin Gjimshiti, për të vazhduar përsëri lojën në “Air Albania.
Një minutë heshtje në kujtim të viktimave të tërmetit në Marok, e më pas kuqezinjtë shkelmojnë topin nga mesi i fushës
Ka nisur sfida në “Air Albania”, Shqipëria përballë Polonisë në një mbrëmje emocionuese, që do të thotë shumë për ecurinë në këto kualifikuese të Europianit, “Gjermani 2024”.
SHQIPËRI-POLONI
SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj, Asllani, Ramadani, Bajrami, Uzuni, Asani, Cikalleshi
Trajner: Silvinjo
POLONIA: Shezni, Berezinski, Kedziora, Bednarek, Kivior, Kesh, Zimanski, Zielinski, Kryçoviak, Kaminski, Levandovski
Trajner: F. Santos