Është konsideruar si grupi i ferrit. Shqipëria bën pjesë në grupin B të Euro 2024, bashkë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë. Një provë sa e vështirë po aq dhe interesante për të besuarit e Silvinjos, të cilët pasi e përfunduan në vend të parë në grupin E aventurën në kualifikuese, tani do tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë në fazën finale.
Gjithçka që duhet të dimë për grupin B
SPANJA
Bilanci EURO
Pjesëmarrje në EURO: 11, më e fundit në EURO 2020
Rezultati më i mirë në EURO: kampionë (1964, 2008, 2012)
EURO 2020: gjysmëfinale
Kualifikueset
Fitues i grupit A
Vetëm Gjermania ka luajtur më shumë në finalet e EURO se Spanja, e cila u kualifikua për herë të 12-të duke mundur Norvegjinë 1-0 në Oslo më 15 tetor. Skuadra e Luis de la Fuente shpreson për një fitore të katërt në EURO (do të ishte një rekord) në Gjermani; aktualisht janë barazuar me pritësit e evenimentit me tre triumfe.
KROACIA
Bilanci EURO
Pjesëmarrje në EURO: 6, më e fundit në EURO 2020
Rezultati më i mirë në EURO: çerekfinale (1996, 2008)
EURO 2020: Raundi i 16-shes
Kualifikueset
E dyta në në grupin D
Kroacia ka siguruar paraqitjen e saj të gjashtë radhazi në EURO dhe e dyta nën drejtimin e trajnerit Zlatko Dalić me një fitore 1-0 ndaj Armenisë në ditën e fundit të kualifikueseve. Ata janë eliminuar në fazën e 16-shes në dy paraqitjet e fundit në EURO. Kapiteni dhe ikona Luka Modrić mund të marrë pjesë në turneun e tij të nëntë ndërkombëtar.
ITALIA
Bilanci EURO
Pjesëmarrje në EURO: 10, më e fundit: EURO 2020
Rezultati më i mirë në EURO: Fitues(1968, 2020)
EURO 2020: Fitues
Kualifikueset
E dyta në grupin C
Kampionët në fuqi, të cilët nisën rrugëtimin e tyre kualifikues nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe e mbyllën me Luciano Spallettin, u kualifikuan me vështirësi. Të mposhtur në shtëpi dhe jashtë nga Anglia - të njëjtën skuadër që mundën me penallti në finalen e 2021, të kaltërit barazuan 0-0 kundër Ukrainës në ditën e fundit, duke ruajtur vendin e dytë në grup.
SHQIPËRIA
Bilanci EURO
Pjesëmarrje në EURO: 1 - EURO 2016
Rezultati më i mirë në EURO: Faza e grupeve (2016)
EURO 2020: E pakualifikuar
Kualifikueset
E para në grupin E
Shqipëria siguroi vendin e saj në EURO 2024 me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë në ndeshjen e parafundit. Kuqezinjtë bënë debutimin e tyre në EURO 2016 dhe mundën Rumaninë 1-0 në ndeshjen e fundit të grupit. Armando Sadiku shënoi golin e fitores, duke lejuar debutuesit e turneut të përfundojnë të tretët në grup.