RTSH Sport Live

Shqipëria, katër medalje nga Europiani

  • 09/05/2023
  • |
  • Sporte të tjera
Shqipëria, katër medalje nga Europiani
Gentiana Beqa dhe Marjan Hoxhaj të artë në Fitnes dhe Badibillding

Tre medalje të arta dhe një e argjendtë. Këto kanë qenë rezultatet e pjesmëarrjes së Shqipërisë në Kampionatin Europian të Fitnesit dhe Badibilldingut, që më 3-8 maj u zhvillua në Santa Susana të Spanjës. Shqipëria u paraqit me 8 sportistë, të cilët ishin fitues të vendeve të para në Kupën e Shqipërisë, që u zhvillua në Kamëz në prill.

Në këtë Kampionat Europian morën pjesë 1000 sportistë nga 34 shtete dhe Gentiana Beqa është Kampione Europe në Uellnes Fitnes në gjatësinë 1.64 metra dhe në Kategorinë e hapur. Ndërkohë Marjan Hoxhaj ishte Kampion Euroe në kategorinë Fitnes Fizik për të rinj për moshën 16-20 vjeç. Nënkampion Europe ishte Edmond Methasani për kategorinë meshkuj klasik fizik në gjatësinë 1.80 metra. I

rdi Kashari është renditur i katërti. Vendi i pestë ishte për Ramazan Qela, Bruno Nuho dhe Klea Ahmetli. Kurse në vendin e gjashtë për Jurgen Veizi. Kështu badibilldu shqiptar vjen me medalje nga Europiani.