RTSH Sport Live

Shqipëria në “Socca World Cup 2024”, ja lojtarët e grumbulluar

  • 29/11/2024
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria në “Socca World Cup 2024”, ja lojtarët e grumbulluar
Trajneri Irtan Sejko ka përzgjedhur 12-të lojtarë që do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit është gati për Socca World Cup 2024. Kampionati botëror do të zhvillohet në Oman në data 29 nëntor – 7 dhjetor dhe Shqipëria ndodhet në grupin F me Meksikën, Letoninë, Perunë dhe Australinë.

Trajneri Irtan Sejko ka publikuar listën me lojtarët e grumbulluar për kampionatin botëror Socca World Cup 2024.

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 12-të lojtarë që do të jenë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në këto sfida. Futbollistët janë :Kejd Myrta, Klaudio Blloshmi, Armand Gapi, Joanc Duqi, Erald Leci, Irvi Bylyku, Mariglen Ademi, Endrit Kaca, Guido Tepshi, Mehmet Hoxha, Arvi Shala dhe Giovanni Hoxha.

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit do të nisë rrugëtimin më 30 nëntor në Socca World Cup 2024. Kuqezinjtë do të luajnë takimin e parë ndaj Australisë, në orën 11:00.