RTSH Sport Live

Shqipëria U15, dy miqësore me Malin e Zi

  • 23/10/2021
  • |
  • Kombëtarja
Shqipëria U15, dy miqësore me Malin e Zi
Trajneri Armand Dama shpall listën e futbollistëve, testimet vazhdojnë

Shqipëria e moshës deri në 15 vjeç, që drejtohet nga Armand Dama, ndodhet në prag të dy ndeshjeve miqësore me Malin e Zi. Bëhet fjalë për dy ndeshjet, të cilat më 26 dhe 28 tetor, në ora 14:00, do të luhen në Podgoricë, ndërsa të shtunën skuadra, kjo dhe pas listës së shpallur nga trajneri Dama, ka udhëtuar drejt Ulqinit. E të dielën do të nisin përgatitjet për këto dy sfida në grumbullimin, i cili do të zgjasë një javë. Në këtë skuadër janë futbollistë të datëlindjes 2007 me shumicën prej tyre që luajnë në kampionatin shqiptar, ndërsa katër aktivizohet me ekipe të huaja.

Më konkretisht portieri Mark Topollaj (Verona), mbrojtësi Davide Avdullari (Verona), mesfushori Mateo Dashi (Crystal Palace) dhe sulmuesi Matias Gici (Venezia). Synimi i këtyre ndeshjeve është monitorimi dhe parja e gjendjes së këtyrë lojtare. Por mbi të gjitha për të përzgjedhur elementët e perspektivës që mund të jenë të vlefshëm për të kaluar në ekipet Kombëtare të të gjitha moshave.

Gjatë muajve të fundit stafi teknik i Kombëtares U-15 ka kryer disa seleksionime dhe grumbulime, por pa pasur mundësi të marrë pjesë në aktivitete zyrtare të pezulluara për shkak të pandemisë Covid-19. Por ka nisur puna për rikonstruktimin e skuadrës për vitin 2021, pasi Shqipëria U-15 do të marrë pjesë në Turneun e Zhvillimit të UEFA-s për këto mosha.