RTSH Sport Live

Silvinjo: Ishte për barazim, por...

  • 10/09/2024
  • |
  • Kombëtarja
Silvinjo: Ishte për barazim, por...
Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka komentuar humbjen 0-1 në “Air Albania” me Gjeorgjinë

Trajneri i kuqezinjve, Silvinjo ka komentuar humbjen e pësuar në “Air Albania”, 0-1 përballë Gjeorgjisë, në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve.

“Ishte një ndeshje shumë taktike. Por duhet të komplimentoj skuadrën së tyre, trajnerin e tyre që po punon shumë mirë. Për ndeshjen, sa herë kishim topin, ata ktheheshin të gjithë në mbrojtje, të njëjtën gjë bënim edhe ne, u bë një ndeshje shumë taktike. Ishte një ndeshje e ndryshme nga ajo me Ukrainën, ishte për barazim, por për fat të keq pësuam gol...”.

“Nuk gjuajtëm në portë? Nuk më shqetëson, futbolli kështu është. Gjeorgjia është një kundërshtar shumë i fortë. Ndodhemi në një grup të fortë, kemi fituar ndeshjen e parë, sot u mundëm. Duhet të shikojmë përpara, gjithçka është e hapur, të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.