Inter Miami në kërkim të një trajneri, Silvinjo është një alternativë. Lajmi është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”, ndërkohë që skuadra amerikane ka ndarë rrugët me Tata Martino dhe është në kërkim të një trajneri të ri.
Trajneri brazilian, i cili ka rinovuar kontratën me Kombëtaren kuqezi, është në listën e dëshirave të drejtuesve të Inter Miami. Megjithatë, më përpara qëndrojnë emra si Xavi apo Zidane.