I pjekur dhe vendimtar. Jannik Sinner më në fund arrin të mposhtë numrin 1 të botës dhe e bën këtë me performancën e një kampioni, duke e mbyllur ndeshjen 3-0 me sete 7-5, 6-7 e 7-6 në tre orë 9 minuta. Torino përjeton kështu një natë magjike. E ndërsa publiku duartroket Sinerin, Nole u përgjigjet atyre në mënyrë të diskutueshme.
Xhokoviç provokoi publikun si një dirigjent që po drejtonte orkestrën. Serbit i pëlqen të shkojë kundër vetes, të ushqehet me shaka, e të provokojë publikun. Dhe në Itali, një tokë që është e dyta e preferuar pas Serbisë, për Xhokoviçin, ishte e parashikueshme ajo që ndodhi. Marrëdhënia mes Nole dhe spektatorëve të Palës, u përkeqësua me vazhdimin e ndeshjes.
Xhokoviç që po humbiste ndeshjen ushqen edhe ngacmimet e spektatorëve me xhestet e tij. Por megjithëse fitoi, Jannik Sinner ende nuk është kualifikuar matematikisht për gjysmëfinalet turneut të Torinos. Të enjten, ai do të luajë ndaj Holger Rune, i cili fitoi ndeshjen e tij për shkak të tërheqjes së Tsitsipas. Kjo ndeshje do të përcaktojë nëse Siner do të vazhdojë apo jo rrugëtimin në turneun e Torinos. E ajo do të jetë një tjetër betejë, adrenalinë dhe argëtim.