RTSH Sport Live

Sjellje raciste të tifozëve, UEFA gjobit Barçën

  • 18/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Sjellje raciste të tifozëve, UEFA gjobit Barçën
Gjobë 25 mijë euro për “sjelljen raciste të tifozëve të saj”, dy prej të cilëve u arrestuan në Paris më 10 prill

UEFA ka gjobitur Barcelonën me 25 mijë euro për “sjelljen raciste të tifozëve të saj”, dy prej të cilëve u arrestuan në Paris më 10 prill për përshëndetjen naziste gjatë ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër PSG-së.

Klubit katalanas iu ndalua gjithashtu shitja e biletave për tifozët e tij për ndeshjen e radhës në një kompeticion të UEFA-s, një sanksion i pezulluar për një vit nga data e vendimit.

Dy tifozët katalanas u arrestuan me akuzën për "lavdërim të një krimi lufte dhe fyerje racore ndaj publikut" në Parc des Princes, ku PSG po luante kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.