RTSH Sport Live

Skandal me portierin e Serbisë, goditi tifozin

  • 27/06/2024
  • |
  • Futboll Bota
Skandal me portierin e Serbisë, goditi tifozin
Gjithçka ndodhi para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës

Vanja Milinkovic-Savic, protagoniste e një episodi vërtet të bujshëm gjatë Euro 2024. Portieri i Torinos, i cili nuk luajti as një minutë, është përfshirë në një sherr në një pub në Mynih ditën e pushimit para ndeshjes vendimtare kundër Danimarkës.

Megjithatë, dinamika e supozuar nuk është ende e qartë: sipas gazetës serbe Telefraf, vëllai i ish-lojtarit të Lazios, Sergej, ka debatuar me një tifoz që e kishte kritikuar sepse ai ishte duke pirë para ndeshjes dhe madje e kishte goditur.

Pronari i klubit, i intervistuar nga e njëjta gazetë, kishte një version tjetër dhe pohoi se gjithçka kishte ardhur nga një keqkuptim.

 Një episod i rëndë i pa konfirmuar nga drejtuesit serbë, por që flet shumë për drejtimin e trajnerit Dragan Stojkoviç, i cili është vënë në qendër të vëmendjes së mediave dhe tifozëve dhe së shpejti do të shkarkohet pas këtij Euro 2024 katastrofik, i cili përfundoi keq, me eliminim në fazën e grupeve.