RTSH Sport Live

Skandal me sigurinë, në “Wembley” tifozët u futën pa kontrolle

  • 01/06/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Skandal me sigurinë, në “Wembley” tifozët u futën pa kontrolle

Pas finales së Kupës së Europës të luajtur në 2021, “Wembley” është kthyer edhe një herë në një skenë të shëmtuar sa i përket mungesës së sigurisë.

Sipas medieve britanike forcat e rendit kanë mundur që të ndalojnë në kohë një mësymje, e cila mund të shkatërronte spektaklin në fushë. Sot përpara ndeshjes qindra tifozë kanë tentuar që të futen nga hyrja e  “Club Wembley”.

Problemet me sigurinë vazhduan edhe pas startit të ndeshjes ku plot pesë persona u futën në fushë.

Të tilla skena nuk priteshin pasi përgjegjësit e stadiumit kishin shpenzuar plot 5 milionë stërlina për të ndërtuar një brez hekuri, për të evituar pikërisht këto episode.