Skandal në Angli. Sipas asaj që shkruan The Sun, një ish-futbollist i Premier Ligës rreth 20 vjeç është arrestuar mëngjesin e së dielës në një hotel në Londër i akuzuar për përdhunim.
Viktima, e cila me sa duket u takua me djalin në një lokal, raportoi se ishte sulmuar dhe përdhunuar nga lojtari i përcaktuar nga tabloidi si një "ish-yll i Premier League".
Emri ende nuk është bërë i ditur për arsye ligjore. Futbollisti jo-anglez, megjithatë, ka veshur fanellën e klubeve të ndryshme në kampionatin anglez (si edhe pjesë e kombëtares së tij): sot ai u mor në pyetje dhe më pas u lirua me kusht. Aktualisht po zhvillohen hetime.