RTSH Sport Live

Skandal në Formula 1...

  • 17/10/2024
  • |
  • Formula 1
Skandal në Formula 1...
Një skuadër ka modifikuar fshehurazi pjesën aerodinamike të makinës

Dyshime të reja shqetësojnë botën e Formula 1, në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një nga skuadrat që garojnë në botërorin e 2024, ka përdorur një truk duke modifikuar fshehurazi njëvendëshen, në pjesën aerodinamike duke shkelur rregulloren.

Një skandal i ri ka tronditur botën e Formula 1 në prag të Çmimit të Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raundi i 19-të i Kampionatit Botëror 2024. Ky skandal vjen pas dyshimeve të FIA-s për krahët fleksibël, në lidhje me mini-DRS e përdorur nga McLaren në Spa, Monza dhe Baku. Por përpara garës në Austin, një tjetër rast i ri hedh hije dyshimi në kampionatin më prestigjioz të njëvendësheve në botë. I cili këtë vit, pasi i dha fund dominimit të Red Bull dhe Max Verstappen, është më i ekuilibruar se kurrë me katër ekipe, që garojnë për fitore dhe podiume.

Sipas asaj që zbuloi Autosport, kanë lindur dyshime për një ekip të Formula 1 që përdor një truk të paligjshëm gjatë fundjavave të garave. Konkretisht, kjo skuadër akuzohet për ndryshimin e lartësisë nga toka të njëvendëshes, nëpërmjet një sistemi që nuk e lejon rregullorja. Ky modifikim areodinamik, shkel dy nene të rregullors teknike aktualisht në fuqi në Formula 1 (neni 40.2 dhe neni 40.9).

Ai i lejonte çdo mekaniku të ndryshonte me lehtësi lartësinë nga toka të makinës midis periudhës së kualifikueseve dhe garës. Me fjalë të thjeshta ndryshimi i strukturës aerodinamike të kabinës së pilotit e lejon njëvendëshen të performojë më mirë në kualifikuese. Megjithatë, FIA nuk ka ndërhyrë ende për të zgjidhur këtë çështje, sepse kërkon prova më të qarta.