Skënderbeu blindon “xhevahirët” që ka në skuadër. Klubi korçar njofton se mesfushori Mario Rabiu ka rinovuar kontratën deri në vitin 2026.
24-vjeçari nga Nigeria ishte një nga lojtarët që spikati te Skënderbeu sezonin e kaluar, duke luajtur 34 ndeshje me korçarët në “Abissnet Superiore”. Paraqitjet e mira të mesfushorit vlerësohen nga drejtuesit e klubit korçar, që zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2026.
“Mario Rabiu rinovon deri në vitin 2026! Mesfushori ka rinovuar kontratën që e lidh me klubin, duke vazhduar kështu bashkëpunimin deri në vitin 2026”, shkruhet në njoftimin e klubit.