RTSH Sport Live

Skënderbeu, fitore në tre sete

  • 9 orë para
  • |
  • Sporte të tjera
Skënderbeu, fitore në tre sete
Dinamo bie përballë kampioneve në fuqi, Maxhialeti pret më shumë nga ekipi

Volejbolli shqiptar ka ngritur siparin e javës së dytë më ndeshjen e vajzave mes Dinamos dhe Skënderbeut, e cila ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionin Shqiptar nga salla sportive në Farkë. Në 1 orë e 25 minuta, Skënderbeu ka dalë fitues 3-0. Madje edhe duke përmbysur situatat sikurse ishte seti i dytë, të cilin korçaret e fituan në pikët shtesë, 26-24. Diferencat mes dy skuadrave janë që në setin e parë, që Skënderbeu e ka fituar 25-9. E po kështu dhe të tretin 18-25. Trajneri i Dinamos, Mikelanxhelo Maxhialeti nuk pranon që është një figurë e keqe përballë skuadrës kampione në fuqi.

 “Duhet të kuptoni që është skuadër e re, pa eksperiencë e për më tepër asnjëra prej tyre nuk ka luajtur në Kategorinë e Parë. Unë besoj se deri në këto momente skuadra ka shprehur maksimumin e vet. Është një skuadër e re dhe janë teste për të gjitha vajzat. Emocionet që luajtën përballë kampionëve në fuqi bëjnë të veten. Por e rëndësishme është që të luajnë të qeta e të bëjnë një volejboll argëtues. Edhe ndaj Partizanit shpresojmë të jemi më mirë se sot”

Ndërkohë trajneri i Skënderbeut, Orlando Koja, e pranon që mund të ketë patur dhe nënvlerësim të kundërshtarit. Por megjithatë e rëndësishme është se u fitua,

“Gjithmonë mundohem të aktivizoj nga akademia, një grup vajzash të reja, por gjithmonë luhet për të fituar”.

E shtuna sjell ndeshjet e tjera si për femra, ashtu dhe për meshkuj për të plotësuar javën e dytë të kampionatit.