RTSH Sport Live

Skënderbeu mund Kukësin dhe rrit pretendimet

  • 19/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Skënderbeu mund Kukësin dhe rrit pretendimet
Korçarët kanë triumfuar me rezultatin 2-0 në “Kukës Arena” dhe aktualisht janë 2 pikë larg vendit të katërt

Skënderbeu mund Kukësin dhe bën presion për një vend në “Final Four”. Në sfidën e luajtur në “Kukës Arena”, e vlefshme për javën e 32-të të Superiores, skuadra korçare i falet Rashicës, i cili me dopietën e tij ka arritur të sigurojë tri pikë mjaft të rëndësishme në këtë periudhë delikate të sezonit.

Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 32-të, ndërsa u dyfishuan shifrat në pjesën e dytë dhe pikërisht në minutën e 67-të,  gjithmonë me firmën e Rashicës.

Me këtë fitore, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 44 pikëve, vendi i 6-të, por që vendi i 4-ët është vetëm 2 pikë larg. Gjithnjë e më e vështirë për Kukësin, vendi i fundit, në kuotën e 26 pikëve.