Sven-Goran Eriksson do të do të përcillet sot në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes Torsby. Prej pak çastesh ka nisur ceremonia mortore në kishën Fryksände të qytetit të vogël suedez ku sot pritet që të vizitohet nga një sërë personalitetesh futbolli.
Në qytet kanë mbërritur emra si David dhe Victoria Beckham si dhe Roy Hodgson. Pak minuta më parë pranë kishës janë parë edhe dy fëmijët e Sven-Goran Eriksson, Lina dhe Johan. Ndërsa në kishë ndodhet edhe babai Sven (95-vjeçar).