UEFA Europa League luan sot ndeshjet e kthimit të raundit 1/16 dhe gjithçka vjen në transmetuesin publik duke filluar nga ora 18.55. Në kanalin sportiv të platformës digjitale vijnë gjithë golat e ndeshjeve që nisin në orën 18.55 ku pritet me interes reagimi i Napolit pas humbjes në Spanjë me Granadën, apo edhe ekipi që do kaloj më tej nga çifti Arseal - Benfika, duke qënë se ndeshja e parë në Portugali ka përfunduar 1-1.
Sot përcaktohen 15 skuadra që do të vazhdojnë më tej në këtë kompeticion, sepse Tottenhami është kualifikuar ditën e martë duke mundur austriakët e Volfsberger me rezultatin e përgjithshëm 8-1.
Në RTSH 1 HD, transmetimi nis në orën 20.25 me emisionin “Studio Europa League”, ku në drejtimin e Alban Hasanit dhe me prezencën e Alban Tafajit dhe Arbër Abilaliaj vijnë të rejat për ndeshjet e mbrëmjes dhe sfidat që mbyllen në ato moment. Ndeshja e përzgjedhur nga RTSH për këtë raund është Milan- Crvena Zvezda. Përballja e parë në Serbi përfundoi 2-2, prandaj pritet me interes reagimi i kuqezinjve të Milanos sidomos pas humbjes në derbi.