Spanja humbet Dani Olmon për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve kundër Zvicrës, që do të luhet sot në mbrëmje.
Lojtari i Barcelonës pësoi një dëmtim në ndeshjen e të enjtes kundër Serbisë dhe nuk mundi të stërvitet të shtunën në prag të ndeshjes.
Është e sigurt mungesa e Olmos në transfertën e sotme, pasi numrin 10 për ndeshjen kundër Zvicrës është marrë nga Pepelu, që mund të debutojë sot me skuadrën iberike.
Mungon Olmo, por rikthehet Rodri Hernandez në dispozicion të De La Fuentes për ndeshjen e sotme.