RTSH Sport Live

Spanja, kampione e Europës

  • 18/09/2022
  • |
  • Basketboll
Spanja, kampione e Europës
Iberikët dominojnë finale duke mundur Francën me rezultatin 88-76

Kampionati Europian i basketbollit kurorëzon Spanjën e Sergio Scariolo-s, autor i një tjetër kryevepre në krye të përzgjedhjes iberike: Franca, e cila kishte eliminuar Italinë në çerekfinale, mposhtet me rezultatin e pastër 88-76. Heroi dhe MVP i aktit final është Juancho Hernangomez, autor i 27 pikëve. Në një mbrëmje magjike edhe Willy dhe qendra Garuba, i cili frenoi Yabusele në momentin vendimtar.

Kështu Spanja rikthehet në krye të Evropës, shtatë vjet pas triumfit të fundit. Heroi është sërish Sergio Scariolo, i aftë për të nxjerrë cilësi dhe performancë të papritur nga një formacion që nuk ishte ndër të preferuarit. Vjen titulli i katërt në kampionatet evropiane të basketbollit për la Roja dhe për trajnerin italian, i cili kishte eliminuar Gjermaninë (të bronztë) në gjysmëfinale.