RTSH Sport Live

Spanja kampione për herë të katërt, Anglia dështon përsëri

  • 14/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Spanja kampione për herë të katërt, Anglia dështon përsëri
Nico Williams dhe Oyarzabal nënshkruan triumfin e katërt kontinental. De la Fuente feston, suksesi mbetet një tabu për anglezët

Spanja është kampione e Evropës për herë të katërt në historinë e saj(1964, 2008, 2012 e 2024). Në finalen e Euro 2024 në Berlin, spanjollët mundën 2-1 Anglinë me të gjithë golat e shënuar në pjesën e dytë.

Pas golit që zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të me Nico Ëilliams të asistuar nga Yamal i zakonshëm, Spanja humbi disa mundësi për të dyfishuar epërsinë e saj duke lëjuar golin e barazimit nga Palmer në minutën e 73-të, i sapo futur në fushë. Megjithatë, goli i fitores erdhi në minutën e 86-të me një prekje të Oyarzabal i ndihmuar nga Cucurella.

Një tjetër mbrëmje e hidhur për Anglinë, e cila humbi finalen e dytë radhazi pas asaj në 2021 kundër Italisë.

90'+5' - PËRFUNDON KETU! Spanja është kampione Evrope: mundi Anglinë 2-1, me golat e Nico Ëilliams dhe Oyarzabal që ishin vendimtarë.

90'+1' - Jepen 4 minuta kohë shtesë.

90' – Mundësi për Anglinë! Largim në vijë nga Dani Olmo pas zhvillimit të një goditje këndi, më pas Anglia me një tjetër goditje me kokë vjen një hap larg barazimit, por pa gjetur objektivin.

86' - GOL! Spanjë-Angli 2-1, gol i Oyarzabal. “La Roja” rikthehet pnë avantazh falë qendërsulmuesit të Real Sociedad, i cili përfiton nga një top i futur në zonë në mënyrë perfekte nga Cucurella, parashikon Pickford dhe i jep Spanjës epërsinë e re pesë minuta nga fundi.

82' - MUNDËSI PËR SPANJËN! Pickford sërish vendimtar ndaj Yamal të zakonshëm, i cili përfundoi një lëvizje fantastike me një tjetër goditje nga e majta brenda, ku portieri i Everton pati një superrefleks.

73' GOL! Spanjë-Angli 1-1, goli i Palmerit! Kundërsulm vdekjeprurës nga anglezët, i përfunduar me një tjetër gol të bukur: taka e përsosur nga Bellingham për Palmerin, i cili mposht Unai Simon me një goditje të pakapshme me të majtën.

66’ - MUNDËSI PËR SPANJËN! Mrekullia e Pickford ndaj Yamal: anësori i Barcelonës kontrollon me mjeshtëri zonën dhe godet topin, portieri anglez zgjat dorën dhe e prek me majë të gishtave.

64' – MUNDËSI PËR ANGLINË! Lojë sensacionale nga Bellingham, i cili shkarkon një gjuajtje të dhunshme me këmbën e majtë që përfundon pak jashtë portës së Unai Simon.

52' - Anglia është padyshim tronditur nga ky fillim horror i pjesës së dytë: Kombëtarja e Southgate përpiqet të rigrupohet, por tani Spanja duket se e ka lojën në dorë në nivel psikologjik.

49' - MUNDËSI PËR SPANJËN! Dani Olmo ka mundësinë për të dyfishuar shifrat, por finalizimi është i pasaktë.

47' GOL! Spanjë-Angli 1-0, shënon Nico Williams! Asistim fantastik nga Lamine Yamal, i katërti në këtë kampionat europian, i cili hapet në mënyrë perfekte në zonë në të majtë për anësorin bask, Pickford nuk ka se çfarë të bëjë!

Nis pjesa e dytë, ndryshim te spanjollët: largohet Rodri, në vend të tij Zubimendi

Mbyllet pjesa e parë. Ekuilibër dhe pak mundësi shënimi në finalen e Europianit: Spanjë-Angli vazhdon 0-0.

45'+1' - Mundësi për Anglinë! Foden e gjen veten në të majtë dhe gjuan, Unai Simon është i kujdesshëm dhe bllokon në mënyrë të sigurt.

43' - Morata hyn në zonën e rreptësisë dhe tenton të rikthehet në të djathtë për të befasuar Pickford, por edhe një herë ndalet nga një Stones deri tani perfekt.

34' - Yamal kërkon të kalojë Shaw: anglezi reziston dhe e dërgon topin në këndore.

28' - Fabian Ruiz gjuan me këmbën e djathtë, Pickford bllokon pa problem i ndihmuar edhe nga një devijim.

21' - Spanja kontrollon topin, kërkon hapjen e duhur: mbrojtja angleze, për momentin, është e patrazuar.

18' - Ritëm i lartë në këtë fazë, dy skuadrat tregojnë qartë identitetin e tyre taktik dhe garojnë për mesfushën.

15'- Anglia përgjigjet: Walker vrapon thellë, duke dhënë një top të rrezikshëm, të lexuar në mënyrë perfekte nga Laporte që e dërgon në goditje këndi.

12' – Ndërhyrje e mrekullueshme nga Stones, i cili bllokoi goditjen nga afër të Nico Ëilliams, për të dërguar topin në goditje këndi.

5' - Krosim në zonë, mbrojtja angleze mblidhet për të mbrojtur portën e Pickford dhe largon për një goditje këndi.

2' - Spanja shfaqet agresive në të dyja pjesët e fushës: Shaë përpiqet të dalë nga krahu i majtë, Carvajal e mbyll.

1’ - Anglezët shkelmojnë të parët topin

Në Berlin vendoset se cila skuadër do të dalë kampione e Europës. Spanja është në kërkim të titullit të katërt, ndërsa Anglia rikthehet për të luajtur finalen pas humbjes së Euro 2020 përballë Italisë. De La Fuente konfirmon hipotezat e një dite më parë, rikthehet Carvajal, në fushë janë edhe Yamal edhe Ëilliams. Southgate me Shaë që zëvendëson Trippier. Mainoo konfirmohet në mesfushë.

SPANJË-ANGLI

Spanja (4-2-3-1): Simon; Carvajal, Le Normand, Laporte, Cucurella; Ruiz, Rodri; Yamal, Olmo, Williams; Morata. Trajner: De La Fuente

Anglia (3-4-2-1): Pickford; Walker, Stones, Guehi; Saka, Mainoo, Rice, Shaw; Foden, Bellingham; Kane. Trajner: Southgate