Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka luajtur të enjten takimet e para të të gjitha çifteve të tjera të fazës së “play-off”-it. Dhe vëmendja e të gjithëve ka qenë në Stadiumin “Kamp Nou”, aty ku Barcelona ka pritur Mançester Junajtid në supersfidën e kësaj faze. Në fakt, përtej një loje të barabartë, 45 –minutëshi i parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, me vendasit që bëjnë një vëllim më të madh loje, por me miqtë që janë më të rrezikshëm.
Gjithçka ka shpërthyer në pjesën e dytë, teksa në minutën e 50-të, Markos Alonso e ka kaluar Barcelonën në epërsi pas një goditjeje këndi. Por Mançester Junajtid është kundërpërgjigjur menjëherë dhe, 3 minuta më pas, Markus Rashford, barazon shifrat për anglezët. Miqtë nuk ndalen dhe në minutën e 59-të, Kundé e ka kthyer topin në rrjetën e portës së tij, duke shkaktuar një autogol dhe duke përmbysur shifrat në favor të “Djajve të kuq”.
Por 14 minuta para fundit, katalanët kanë rikthyer barazpeshën në shifra, pasi harkimi i Rafinjës ka përfunduar drjet e në rrjetës e gardianit spanjoll të portës angleze, David De Heas. Mbyllet kështu në barazim 2-2 kjo sfidë e parë midis Barcelonës dhe Mançester Junajtid, me të dyja gjigandet e futbollit evropian që e lënë gjithçka për në ndeshjen e kthimit në “Olld Traford” sa i përket kualifikimit për më tej.