RTSH Sport Live

Statistikat e derbit: 571 ditë pa fitore, Tirana synon të thyejë tersin e ndeshjeve të fundit

  • 28/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Statistikat e derbit: 571 ditë pa fitore, Tirana synon të thyejë tersin e ndeshjeve të fundit

Sot në orën 19:00 në “Air Albania” do të luhet derbi i kryeqytetit, sfida mes rivalëve të vjetër të Tiranës dhe Partizanit. Kur kanë mbetur edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit të dyja skuadrat synojnë të sigurojnë një vend në “Final 4”.

Bardheblutë aktualisht qëndrojnë ne vendin e 6-të në renditje në kuotën e 46 pikëve, ndërsa “të kuqtë” zënë vendin e tretë me 51 pikë.

173 ndeshje derbi janë luajtur mes dy skuadrave në të gjitha kompeticionet. Bilanci anon nga Partizani që ka fituar 72 ndeshje, Tirana ka fituar 47 takime, ndërsa 54 sfida kanë përfunduar në barazim.

Partizani nuk njeh humbje në derbi në 6 takimet e fundit që ka luajtur kundër Tiranës. Fitorja e fundit e bardhebluve ka qenë në 2 tetor të vitit 2022.