RTSH Sport Live

Statistikat e Kovacs: para Barça-PSG, vetëm një të kuqe direkt në Champions

  • 17/04/2024
  • |
  • UEFA Champions League
Statistikat e Kovacs: para Barça-PSG, vetëm një të kuqe direkt në Champions
Polemikat vazhdojnë pas arbitrimit të djeshëm të Istvan Kovacs

Polemikat vazhdojnë në një farë mënyre në Barcelonë dhe Spanjë pas arbitrimit të djeshëm nga Istvan Kovacs në ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. PSG mundi 4-1 katalanasit, por përfitoi nga përjashtimi i Ronald Araujo në pjesën e parë. Siç raporton Sport, ekspertët flasin për një faull të paqartë dhe për faktin se Barcola e ka ekzagjeruar rënien.

Përveç mbrojtësit uruguaijan, për shkak të protestave u larguan edhe Xavi dhe një ndihmës i ish-mesfushorit. Megjithatë, Kovacs nuk është nga ata që jep një karton të lehtë, në fakt kartoni i fundit dhe i vetëm i kuq direkt në Champions League është dhënë kundër Sanogo në ditën e debutimit të tij në kompeticion, pra më 7 nëntor 2018 me rastin e Valencia-Young Boys. Që atëherë ai mori edhe 21 ndeshje të tjera, ndërsa në Ligën e Evropës ka dhënë dy kartona të kuq direkt në 20 ndeshje.