RTSH Sport Live

Stephen Curry zgjat kontratën me Golden State

  • 30/08/2024
  • |
  • Basketboll
Stephen Curry zgjat kontratën me Golden State
Basketbollisti amerikan qëndron në San Françisko edhe 3 vite të tjera

Prej 15 vitesh te Warriors, lojtari më i mirë i finales së olimpiadës Paris 2024,  dhe fituesi i medaljes së artë me kombëtaren amerikane të basketbollit, Stef Kërri ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare për të qëndruar edhe për 3 sezonet e ardhshme në San Francisko. Nga kjo kontratë basketbollisti amerikan do të përfitojë 178 milionë dollarë.

Bashkëpunimi i Stephen Curry dhe Golden State do të vazhdojë ende, të paktën edhe për tre vite të tjera. Përfitimi i basketbollistit amerikan do të jetë prej 62.6 milioni dollarë në sezon dhe 178 milion dollarë për 3 szonet në vazhdim deri në 2026/27. Nga ky bashkëpunim i garantuar do të jetë përcjellja e emocioneve të tjera të jashtëzakonshme në kampionatin e NBA.

Katër herë kampioni i NBA-së, 2 herë lojtari më i mirë i finaleve të 2022, 10 herë All-Star dhe fituesi i medaljes së artë në olimpiadën Paris 2024, përveçse garantimit të spektaklit në basketbollin amerikan do të jetë edhe më vendimtar në punën e tranzicionit midis dinastive veterane fituese të Golden State me brezin e ri të lojtarëve.

Draymond Green, pavarësisht një lojtar me karakter të vështirë, së bashku me Curry do t'u tregojnë rrugën e duhur lojtarëve të rinj në skuadër, Kuminga, Podziemski dhe Trayce Jackson. Megjithatë, tani është e sigurt se deri në fund të pranverës së vitit 2027, San Francisko dhe Golden State Ëarriors do të jenë ende mbretëria e Stephen Curry.