RTSH Sport Live

Suedia përjetëson Sven Goran Erikson

  • 28/08/2024
  • |
  • Të tjera
Suedia përjetëson Sven Goran Erikson
Emrin e  tij do e mbajnë dy stadiume, në Degerfors dhe Goteborg

Suedia ka vendosur të përjetësojë Sven Goran erikson. Në respekt të karrierës së tin si trajner, emri i tij do të vendoset në dy stadiume, në Degerfors dhe Goteborg.

Suedia ende po qan për humbjen e ish-trajnerit të futbollit Sven-Göran Eriksson. E për ta përjetësuar atë dhe karrierën e ndritur që pati si trajner, shteti suedez po mendon t’i vendosë emrin e tij dy stadiumeve. Në stadiumin Degerfors por edhe në Ullevi në Goteborg, ku trajneri u zbulua, pasi fitoi Kupën UEFA në 1982 me Ifk, klubin e qytetit. Erikson numëron një karrierë fantastike, e cila filloi në Goteborg me triumfin në Evropë 42 vjet më parë.

Dhe kështu bota filloi të flasë për të, për këtë trajner të ri suedez. Karriera e të cilit filloi të ngjitë shkallët një e nga duke drejtuar skuadra të mëdha evropiane. Gazetat suedeze dhe lajmet televizive kanë folur pothuajse ekskluzivisht për vdekjen e Eriksson ditët e fundit, duke përmendur edhe karrierën e tij italiane.

Shumë u fol edhe për faktin se Eriksson mbeti gjithmonë një zotëri, i përulur, i qetë e me këmbë në tokë. E me të drejtë emri i tij pritet të përjetësohet në dy stadiume të Suedisë.