Ballkani mori një fitore të madhe në “Fadil Vokrri” përballë Dinamos së Zagrebit, teksa triumfoi me rezultatin 2-0, duke marrë 3-pikëshin e parë në grupin C të Conference League-s.
Disfata në Prishtinë është përjetuar keq në kryeqytetin kroat, me mediat që kanë nisur të aludojnë për shkarkimin e trajnerit të Dinamos së Zagrebit, boshnjakut Sergej Jakiroviç, jo vetëm kaq, gazetat më të mëdha në vend nuk kanë treguar mëshirë për skuadrën.
DvadesetiçetiriSata shkruan: Turpërim në Kosovë, Dinamo humb nga Ballkani në Conference League.
“Index.hr” e ka vlerësuar të turpshme humbjen e Dinamos së Zagrebit dhe si titull kryesor është vendosur: “Ballkani-Dinamo 2-0, një nga humbjet më të turpshme në kompeticionet europiane të Dinamos”.
Gazeta “Vecernji” ishte më e ashpër në titullin e saj: Dinamo është katastrofë, përjetoi një turp të rëndë në Kosovë, u mund nga lojtarë anonimë të futbollit.
Me këtë fitore, Ballkani renditet në vendin e dytë në kuotën e 3 pikëve, po kaq sa ka edhe Dinamo e Zagrebit.