Ajo që ndodhi mbrëmë në Tregun e Krishtlindjeve të qytetit të Magdenburgut ka shokuar të gjithë botën. Një akti i tillë terrorist, ku për pasojë humbën jetën plot katër persona ka detyruar Federatën Gjermane të Handball që të anullojë ndeshjen e sotme në program mes ekipit të qyetit dhe Ajzenah.
Në një komunikatë të publikuar në rrjetet sociale skuadra e Magdenburgut ka bërë me dije se në dyshim është edhe takimi i programuar për tu luajtur më 26 dhjetor me ekipin e Erlangen.