RTSH Sport Live

Sulmohet një funksionar i lartë i Bajernit në Barcelonë, i riu i vjedh portofolin, celularin dhe orën e shtrenjtë

  • 23/10/2024
  • |
  • Spanjë
Sulmohet një funksionar i lartë i Bajernit në Barcelonë, i riu i vjedh portofolin, celularin dhe orën e shtrenjtë

Çfarëdo që të ndodhë sonte në “Estadi de Montjuïc”, për një funksionar të lartë të Bajernit të Mynihut udhëtimi në Katalonjë ka qenë një dështim.

Sipas medieve vendase në orët e vona të ditës së djeshme funksionari i lartë i Bajernit është ndaluar në lagjen Sant Martí duke i vjedhur një iPhone 15, një orë të shtrenjtë dhe portofolin.

Hajduti ka mundur të arratiset dhe ende nuk është arrestuar. Mossos, siç konfirmohet për ElCaso.cat, kanë hapur një hetim për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë.