RTSH Sport Live

Superiore: Kukësi zbret në Kategorinë e Parë, 3 skuadra luftojnë për një vend në “Final 4”

  • 29/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Superiore: Kukësi zbret në Kategorinë e Parë, 3 skuadra luftojnë për një vend në “Final 4”

Java e 33-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Në stadiumin “Air Albania” fituan të kuqtë me rezultatin 2-1.

Vllaznia ja doli mbanë të merrte një fitore tepër të rëndësishme pasi mposhti Egnatian në “Egnatia Arena” me rezultatin minimal 1-0. Teuta triumfoi në “Kukës Arena” ndaj Kukësit me rezultatin 2-0. Një trepikësh shumë i rëndësishëm për Teutën që ngjitet në vendin e shtatë me 41 pikë.

Të shtunën u zhvilluan edhe dy takimet e tjera të javës së 33-të. Skënderbeu fitoi në shtëpi ndaj Erzenit me rezultatin minimal 1-0. Ndërsa ndeshja Dinamo City – Laçi përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Kur kanë mbetur edhe tre javë nga përfundimi i sezonit të rregullt, ka ardhur edhe verdikti i parë i Superiores. Kukësi do të luajë në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm. Verilindorët janë 13 pikë larg vendit të tetë (Laçit) dhe tashmë as matematika nuk i mban në elitën e futbollit shqiptar, aty ku kanë luajtur 12 vitet e fundit.

Shumë interesante është edhe gara për një vend në “Final 4”. Pas fitoreve të fundjavës Vllaznia dhe Partizani thuajse e kanë prerë një biletë për në katërshe (Egnatia është skuadra e vetme që ka siguruar deri më tani pjesëmarrjen). 1 pikë ndaj Dinamon e vendit të katërt (47 pikë, po aq sa Skënderbeu) me Tiranën e vendit të 6-të (46 pikë kanë bardheblutë). Pikërisht këto tre skuadra do të konkurojnë mes tyre për biletën e mbetur për në “Final 4” në 3 javët e fundit të kampionatit.

Rezultatet e javës së 33-të në kampionatin “Abissnet Superiore”:

Skënderbeu – Erzeni         1-0

Dinamo City – Laçi            0-0

Kukësi – Teuta                    0-2

Egnatia – Vllaznia              0-1

Tirana – Partizani              1-2