RTSH Sport Live

Superkupa e Europës, format i ri me finalen në SHBA

  • 22/09/2022
  • |
  • Futboll Bota
Superkupa e Europës, format i ri me finalen në SHBA
“Guardian” raporton se nga viti 2024 UEFA mund të përmbysë formulën e kupës me idenë e organizimit të një Final Four

Superkupa e Europës mund të ketë një format të ri duke filluar nga viti 2024, kur do të nisë edhe formula e rinovuar e Ligës së Kampionëve. Nga Anglia, gazeta “The Guardian” raportoi se UEFA prej muajsh po punon për idenë e një Final Four për të luajtur në Shtetet e Bashkuara (të konsideruar si një treg shumë i rëndësishëm) me dy gjysmëfinale, një finale për vendin e tretë dhe finale për titull.

Përveç fituesve të Champions dhe Europa League që aktualisht janë në garë për trofeun, do të marrë pjesë edhe skuadra që fiton Ligën e Konferencave dhe me ftesë, formacioni kampion i MLS.