Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të UEFA Nations League ndaj Gjeorgjisë.
Pas konferencës zyrtare për shtyp të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, skuadra zbriti në fushë dhe kreu seancën e fundit stërvitore.
Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.
Seanca stërvitore e Kombëtares zgjati rreth një orë, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.
Ndeshja e dytë e Grupit B1 të UEFA Nations League, Shqipëri – Gjeorgji do të luhet nesër në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 20:45.