Partizani fiton 1-0 në transfertë përballë Kukësit dhe hedh një hap të madh drejt gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ish-kapiteni i verilindorëve Gjelbrim Taipi ka shënuar golin e vetëm të kësaj sfide në minutat e fundit të pjesës së parë.
Miqtë ishin më kërkues dhe krijuan disa raste për shënim në minutat e para, por goli i vetëm i takimit erdhi në përfundim të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës, Kukësi u mundua që të reagonte, por pa arritur që të gjente golin e barazimit.
Partizani hedh një hap drejt kualifikimitpas këtij suksesi, por dëmtimi i Skukës zbeh disi suksesin e “demave”. Ndeshja e kthimit do të luhet në Tiranë në 5 mars.