Mesfushori i Hofenhaimit Tom Bishof ka zgjedhur Bajernin. Talenti gjerman mendohet se në verë do të transferohet në Mynih pasi ka zgjedhur projektin e prezantuar nga drejtuesit e Bajernit.
19-vjeçari merr vendin e Leon Gorenckës në ekip pasi “veterani” pritet që të largohet gjatë merkatos verore. Tom Bishof shikohet me mjaft përparësi nga drjetuesit e skuadrës pasi është një nga profilet më shpresëdhënëse të futbollit gjerman.