RTSH Sport Live

Tare vlerësohet me çmimin prestigjioz: Nuk kthehem te Lazio, synoj një projekt që më intrigon

  • 07/05/2024
  • |
  • Itali
Tare vlerësohet me çmimin prestigjioz: Nuk kthehem te Lazio, synoj një projekt që më intrigon

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Igli Tare, vlerësohet për punën e mirë që ka bërë si drejtor sportiv te Lazio gjatë sezonit të kaluar.

Nga skena e “Gran Galà del Calcio” organizuar nga Adicosp, Igli Tare, ish-drejtor sportiv i Lazios, foli në momentin e marrjes së çmimit si “Drejtori më i mirë Sportiv” për sezonin e kaluar:

"Kam dëgjuar se mund të kthehem në Lacio, por nuk besoj të bëj hapa prapa. Rrugët kanë ndryshuar dhe klubi ka zgjedhur një rrugë tjetër. Në të ardhmen e afërt nuk do të kthehem. Për të ardhmen jam mjaft me fat, mund të flas shumë gjuhë dhe mund të synojnë një projekt që më intrigon", ka thënë mes të tjerash Tare.