RTSH Sport Live

Ten Hag: Rangnik kishte të drejtë, Junajtid nuk ka standarde për titull!

  • 20/07/2024
  • |
  • Angli
Ten Hag: Rangnik kishte të drejtë, Junajtid nuk ka standarde për titull!

Menaxheri i Mançester Junajtid, Erik Ten Hag në një intervistë për holandezen “AD” ka dhënë një deklaratë, e cila ka bërë që të flitet shumë.

“Nuk duhen syze të dallosh problemet që kemi në klub. Tani çështja është që të gjejmë një zgjidhje. Nuk është mirë të bëjmë rregullime të vogla, pasi duhet një operacion i vështirë.

Ralf Rangnik kishte absolutisht të drejtë. Ky ekip kërkon ndryshime radikale dhe ne prej dy vitesh kemi nisur të punojmë në këtë drejtim, por siç e thash edhe më parë kemi të bëjmë me një operacion të ndërlikuar”, tha Ten Hag.

Deri më tani Junajtid ka afruar në merkato lojtarë të talentuar si Leni Joro (56 milionë euro) dhe Joshua Zirkzi (40 mln euro).

Në radarët e klubit ka përfunduar edhe Manuel Ugarte, i cili largohet nga PSG për jo më pak se 60 mln euro.