Nuk ka gola në “Niko Dovana”, Teuta dhe Tirana e kanë mbyllur në barazim 0-0 sfidën mes tyre, ndeshja e parë çerekfinale e Kupës së Shqipërisë. Gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit, për të përcaktuar se kush do të vazhdojë më tej aventurën.
Një ndeshje e kujdesshme nga të dyja skuadrat në këtë çerekfinale të parë, por që dhe rastet për shënim nuk munguan. Durrsakët arritën të gjejnë rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë me anë të Llocit, por që u anullua për një pozocion jashtë loje.
Edhe bardheblutë nga ana e tyre, që në këtë ndeshje ishin nën urdhërat e trajnerit të ri, Erbim Fagu, krijuan raste për shënim, por portieri i durrsakëve, Vata u tregua në lartësinë e duhur.
90 minuta për një 0-0, për të lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në Tiranë.