RTSH Sport Live

Teuta “fundos” Kukësin

  • 28/04/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta “fundos” Kukësin
Durrsakët kanë marrë një fitore 2-0 në “Kukës Arena”

Teuta ka dekretuar rënien e Kukësit në Kategorinë e Parë, që vjen pas 12 vitesh. Një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, me durrsakët që arritën të triumfojnë me dy gola të shënuar në ekstremet e çdo pjese.

Filimisht ishte Daci që zhbllokoi sfidën në minutën e 45-të e më pas Boçi dyfishoi shifrat nga pika e penalltisë në minutën e 89-të. Në fakt, verilindorët që vetëm matematika i mbante në lojë, por me shpresa pothuajse zero, u paraqitën me një skuadër të ndryshuar, duke menduar për finalen e Kupës.

Kjo e bëri më të lehtë për skuadrën durrsake, e cila shpreson të largohet sa më shumë nga zona që të dërgon në play out. Aktualisht Teuta ndodhet në kuotën e 41 pikëve, në vendin e 7-të.