RTSH Sport Live

Teuta qëndron në Superligë

  • 18/04/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Teuta qëndron në Superligë
Vajzat durrsake kanë mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-0 në ndeshjen e dytë “Play Out”

Teuta në volejboll për femra do të jetë pjesë e Superligës dhe për sezonin e ardhshëm.

Skuadra durrsake, e drejtuar nga trajneri Edmond Jazexhi, mundi 3-0 me sete Flamurtarin në ndeshjen e dytë në Vlorë dhe siguroi mbijetesën. Edhe në ndeshjen e parë, në në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, vajzat durrsake fituan po 3-0.

Flamurtari doli në vendin e dytë në Kategorinë e Parë dhe sipas formulës së FSHV-së, do të luante me vendin e parafundit të Superligës (Teutën) për t’u ngjitur në elitën e voljebollit shqiptar.