RTSH Sport Live

Teuta vazhdon momentin e mirë, mposht Egnatian

  • 04/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Teuta vazhdon momentin e mirë, mposht Egnatian
Vendos goli i Jazxhi, durrsakët shpresojnë të arrijnë “Final-Four”

Tri fitore e një barazim, ky është bilanci i Teutës në katër javët e fundit të kampionatit. Në takimin ndaj Egnatias, përballje e vlefshme për javën e 34-ët të Kategorisë Superiore, ekipi durrsak merr një fitore me shifrat 1-0.

Një sukses i rëndësishëm që rrit moralin e lojtarëve të Teutës në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Vendosi goli i Jazxhi në minutën e 11’. Egnatia tentoi në disa momente të bënte keq me Fernandon apo Xhoel, dy lojtarët e sulmit, por gjetën një mbrojtje të përgatitur.

Fitorja minimale ndihmon Teutën që të jetë në vendin e 7, ndërsa çuditërisht i mban ato ende në garë edhe për të siguruar një vend në “Final Four”, ndonëse do u duhet një kombinim i pazakontë rezultatesh për t’ia arritur.

Nuk është rastësi fitorja e Teutës ndaj kryesuesve të kampionatit, pasi këtë sezon në tre përballjet direkte, një fitore ka shkuar për Teutën dhe dy përballje kanë përfunduar në barazim.