Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, foli për mediat në prag të ndeshjes kundër Teutës, që do të luhet nesër në orën 16:30 në stadiumin “Niko Dovana” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTSH. Tekniku i shkodranëve ka theksuar se skuadra kërkon që të harrojë humbjen përballë Egnatias, duke marrë maksimumin e pikëve në Durrës.
Çdo ndeshje është e fortë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë, Teuta ndërroi trajnerin, Devolli është me eksperiencë, kanë lojtarë të shpejtë dhe interesantë, na duhet një strukturë më e mirë. Është një ndeshje speciale nesër dhe duam të kthejmë ritmin siç ishim para ndeshjes me Egnatian, por vetëm rezultati zhgënjeu, kemi analizuar ndeshjen por nesër do të bëjmë më mirë.
Nuk duam të humbim kohë dhe as pikë, gjithmonë si ndeshjen e kaluar që nuk morëm pikë është një hap pas. Nesër tregojmë reagim të mirë. Duam 3 pikët nesër”, ka thënë mes të tjerash Brdariç.