Ashtu siç pritej, Bledar Devolli është trajneri i ri i skuadrës së Teutës. Trajneri gjirokastrit, pas eksperiencës në Kosovë, rikthehet në “Abissnet Superiore” e pikërisht në pankinën e durrsakëve duke zëvendësuar Edi Martinin, të larguar dy ditë më parë.
Njoftimi i klubit:
MIRËSEVJEN BLEDAR DEVOLLI!
Klubi i Futbollit Teuta njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledar Devolli në krye të pankinës blu. Pas një eksperience të gjatë si trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Devollit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Teuta.
KF Teuta i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim!