Theo Hernandez, shkruan emrin e tij në historinë e kuqezinjve, pasi shënoi një gol në suksesin 2-1 të Milanit në transfertën kundër Komos.
Francezi ngjitet në kuotën e 30 golave të shënuar në kampionatin italian me fanellën e Milanit, duke u bërë mbrojtësi me më shumë gola në historinë e klubit, duke kaluar një legjendë si Paolo Maldini, që ishte ndalur në kuotën e 29 golave.
“Për mua është krenari të kaloj idhullin tim Paolo Maldini, është e pabesueshme”, deklaroi francezi pas ndeshjes, që me ardhjen e trajnerit të ri duket se ka rigjetur formën e tij optimale.