RTSH Sport Live

Thiago Alcantara: Gjithmonë gati të kthej atë që më është dhënë

  • 08/07/2024
  • |
  • Futboll Bota
Thiago Alcantara: Gjithmonë gati të kthej atë që më është dhënë
Mesfushori ka publikuar një mesazh: Faleminderit, futboll. Dhe për të gjithë ata që më shoqëruan”

Lajmi ishte në ajër tashmë që dje. Thiago Alcantara largohet nga futbolli. Ish-mesfushori, produkt i të rinjve të Barcelonës dhe së fundmi në radhët e Liverpool-it, pas shtatë sezonesh të kaluara te Bayern, ka vendosur të thotë mjaft.

Spanjolli publikoi këtë mesazh në faqen e tij X: “Unë do të jem gjithmonë i gatshëm të kthej atë që më është dhënë dhe jam mirënjohës për kohën që i kushtova për ta bërë këtë. Faleminderit, futboll. Dhe për të gjithë ata që më shoqëruan dhe më bënë lojtar dhe person më të mirë gjatë gjithë rrugëtimit tim. Shihemi së shpejti, Thiago”.

Ka shumë triumfe në karrierën e tij: katër La Liga dhe shtatë Bundesliga, ndërsa në fushën ndërkombëtare ai ka ngritur në qiell një Ligë të Kampionëve dhe dy Kupa të Botës për Klube.