Në kampionat, ndeshja në San Siro kundër Milanit ishte një nga më të mërzitshmet në këtë sezon, por nesër mbrëma në Riad do të jetë ndryshe. Sepse kualifikimi për në finalen e Superkupës së Italisë është në pritje dhe Juventusi i tij nuk mund të lejojë të humbasë objektivin e parë menjëherë. Thiago Motta e di shumë mirë këtë dhe do të përpiqet të largojë dyshimet e ngritura në muajt e parë të punës në Torino.
"Dua të fitoj si trajner, prandaj zgjodha këtë punë. Por tani nuk është një obsesion, bëj gjithçka që mundem për të përmirësuar ekipin dhe për të ndihmuar lojtarët, jam i qetë dhe i bindur për forcën tonë. Do të jetë një ndeshje e bukur për t'u përballur”.
"Këto janë ndeshje të bukura për tu luajtur, ne e bëjmë këtë punë për momente si këto. Pjesa emocionale duhet të jetë nën kontroll, do të duhet dëshirë dhe ambicie e madhe, por edhe kontroll për të bërë zgjedhjet e duhura gjatë ndeshjes".