RTSH Sport Live

Tirana “abonohet” me barazimin, Musta “ndëshkon” Elbasanin

  • 16/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana “abonohet” me barazimin, Musta “ndëshkon” Elbasanin

Tirana duket se është abonuar me barazimet këtë sezon, pasi edhe në ndeshjen e pestë të kampionatit bardheblutë barazojnë 1-1 përballë Elbasanit.

Një ndeshje plot emocione është zhvilluar në “Air Albania” mes Tiranës dhe Elbasanit. Spektakël, gola dhe penallti të humbura ka dhuruar sfida e transmetuar në RTSH Sport.

Bardheblutë kalojnë në avantazh me Kolën, reagojnë menjëherë verdheblutë që barazojnë shifrat me Ze Gomesh në pjesën e parë. 45 minutat e pjesës së dytë janë plot ritëm dhe raste në të dyja kampet. Episodi më i rëndësishëm i ndeshjes regjistrohet në minutën e 92-yë.

Penallti për Elbasanin. Nga pika e bardhë godet Musta, por gjuajtja e tij ndalet nga portieri Selmani. Mbyllet në barazim 1-1 një ndeshje shumë e bukur në “Air Albania”.