Tirana Neptun – Elbasani e vlefshme për javën e katërt të Superligës në basketboll për meshkuj ishte ndeshja, e cila erdhi drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Një ndeshje e dominuar nga bardheblutë e Erkand Karajt, të cilët shënuar suksesin e tretë radhazi në kampionat, teksa në fund fiksuan shifrat 101-72.
Një periodë e parë e ekuilibruar, të cilën Tirana e fiton me vetëm një pikë, 22-21. Po kështu pikë më pikë luhet dhe perioda e dytë e përsëri Tirana është fitimtare. 25-21 dhe në pushim bardheblutë kryesojnë 47-42. Diferencat erdhën në dy periodat e tjera, atje ku Tirana u shfaq si skuadër kampione. 25-15 perioda e tretë dhe në total 72-57. E fundit 29-15 e përfundimisht 101-72. Kjo ishte humbja e parë për Elbasanin në katër javë kampionat, ndërsa në ndeshjet e tjera të javës së katërt Besëlidhja ka mundur Flamurtarin, 112-75. Po kështu Teuta ka mundur Partizanin, 86-74. Kamza Basket ka triumfuar në transfertën shkodrane 102-62, e të njëjtën gjë ka bërë dhe Fieri Basket në Korçë, 78-65.
Për femra Partizani – Elbasani 114-30, Studenti – Tirana 68-72, Vllaznia – Flamurtari 44-54, Teuta – Barleti Basket 83-40. Basketbolli shqiptar vijon të japi emocione.