RTSH Sport Live

Tirana forcohet edhe në mbrojtje. Vjen Behiratche!

  • 11/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana forcohet edhe në mbrojtje. Vjen Behiratche!
Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nga Bregu i Fildishtë është përforcimi i radhës për bardheblutë e kryeqytetit

Tirana nuk ndalet në merkato. Menjëherë pas prezantimit të Taulant Seferit, klubi bardheblu ka bërë një tjetër zyrtarizim, këtë radhë në repartin e prapavijës. Jocelin Behiratche është lojtari që pasi kaloi vizitat mjekësore ka nënshkuar një kontratë 2-vjeçare me Tiranën. Lojtari që vjen nga Bregu i Fildishtë ëhstë vetëm 20 vjeç dhe vjen pas një periudhe të kaluar në Itali, pranë Giorgione Calcio.

Behiratche është një lojtar që luan në qendër të mbrojtjes, por edhe si mesfushor i tërhequr. Me mungesën e Vangjelit, Tirana ka provuar disa alternative në qendër të mbrojtjes, prandaj 20-vjeçari nga Bregu I Fildishtë vjen në momentin e duhur për teknikun Dede.