RTSH Sport Live

Tirana në kaos, Laçi fiton me golin e Prodanit

  • 04/05/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Tirana në kaos, Laçi fiton me golin e Prodanit
Humbja e dytë radhazi për bardheblutë, “Play-Out” është katër pikë larg

Dy humbje radhazi peshojnë shumë dhe tani Tirana sheh të afrohet me zonën Play-Out. Humbja ndaj Laçit ka kompromentuar një sezon, që në fillim u duk i destinuar për titullin kampion, më pas objektivat u minimizuan me hyrjen në “Final-Four”, dhe tashmë ekipi bardheblu është katër pikë larg vendit të tetë.

Kurbinasit fituan 1-0 përballë Tiranës, në një takim që nuk pati shumë raste. Ndeshja u vendos vetëm në pjesën e dytë. Prodani shënoi në minutën e 58’ të takimit. Me këtë fitore, Laçi mbetet në vendin e tetë me 42 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana në të gjashtin me 46 pikë.